Bajrami: Konjufca po arsyeton sharjet me “gjuhë fushate”, por i tha pasi dolën numrat

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili u përpoq të justifikojë përdorimin e termave ofendues si “hajvan” dhe “hajvanat” duke thënë se ishte thjesht “gjuhë fushate”.

Në një postim të saj, Bajrami e konsideron këtë një justifikim të pavend dhe thekson se Konjufca ka përdorur këto fjalë pasi janë shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve – pra në kohën kur “numrat” ishin tashmë të njohur. “Qohesh një mëngjes, e sheh që s’i ke numrat, dhe e ndryshon qasje,” ishte deklarata e Konjufcës, të cilën Bajrami e sheh si kulmin e hipokrizisë.

Ajo thekson se ndryshimi i qëndrimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti nuk ka ndodhur për arsye morale apo politike, por vetëm pasi e kuptoi që pa votën e deputetit Adem Hoxha – që identifikohet me Listën Serbe – nuk mund të sigurohej shumica parlamentare.

“Nuk është reflektim politik, por llogari e pastër pushteti,” përfundon Bajrami, duke denoncuar qasjen fyese dhe të papranueshme, e cila, sipas saj, u përpoq të mbulohej me retorikën e zakonshme boshe. /Kosova.info/


Go to TOP