Babai i dehur ther me thikë vajzën e tij në Prizren

Një burrë ka therur me thikë vajzën e tij në Prizren.

Rastin i cili ka ndodhur pas mesnatës, e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë, Shaqir Uka.

Sipas tij, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur dhe pas një mosmarrëveshje ka goditur me thikë vajzën e tij, 21 vjeçe, në regjionin e shpinës.

“Më datë 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh. 44 vjeç), pas një mosmarrëveshje nën ndikim të alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij, duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës. Viktima ka pësuar lëndime trupore, sipas raportit mjekësor”, deklaroi zëdhënësi Uka.

Sipas tij, për rastin është njoftuar hetuesi kujdestar dhe hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda, i njëjti rekomandon të iniciohet rast me vepër penale ‘Vrasje-në tentative’, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, ka thënë tutja ai.

Go to TOP