Anglia konfirmohet e para, Kroacia fiton dhe kalon si e dyta

Mbyllet edhe Grupi D në Kampionatin Europian. Anglia nuk bëri shaka në ndeshjen e fundit duke fituar 1-0 ndaj Republikës Çeke teksa konfirmohet e para në Grupin D ndërkohë që e kishte siguruar kualifikimin më parë. Edhe pse flitej se “Tre Luanët” mund të mos fitonin për të shmangur një përballje të forte më tej, skuadra e Southgate reagoi dhe fitoi falë një goli të shënuar nga Sterling që në minutën e 12’.

Ndeshja ishte shumë e forte, me anglezët që treguan superioritet por që gjithsesi shënimi i golave mbetet problem pasi krijojnë dhe shpërdorojnë. Një bomber si Harry Kane ende nuk e ka gjetur golin që gjithsesi më shumë rëndësi ka fitorja dhe tani Anglia në 1/8 do të përballet me të dytën e Grupit F, Francën, Gjermaninë ose Portugalinë.

Në takimin tjetër, si një finale e vërtetë, Kroacia rigjeti lojën e bukur dhe determinuese teksa mposhti Skocinë me rezultatin 3-1, një fitore bindëse për ballkanasit që u jep kualifikimin si e dyta e Grupit D.

Kroatët që në fillim kaluan në avantazh në 17’ me Vlasiç por u barazuan me McGregor dhe në pjesën e dytë duhej klasi i Luka Modriç i cili në 62’ shënon një kryevepër.

Për të mbyllur diskutimet është Perisiç i cili shënon në 77’ golin e tij të dytë në këtë Europian dhe tashmë Kroacia do të luajë me të dytën e Grupit E në 1/8-at e Europianit.

Go to TOP