Alban Hyseni, kandidat i LVV-së për kryetar të Gjilanit

Alban Hyseni është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur Dega e LVV-së në Gjilan.

“Njoftojmë opinionin publik se kandidat për Kryetar Komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për komunën e Gjilanit do të jetë Alban Hyseni. Pas fitores plebishitare në zgjedhjet nacionale, me 17 tetor do ta bëjmë ndryshimin e madh edhe në Komunë”.

Go to TOP