LDK përkujton Ekrem Rexhën – Komandant Drini

Strukturat e LDK-së në Prizren nderuan figurën e Komandant Drinit me homazhe tek varri i tij dhe vizitë tek familja Rexha.

Para 24 vitesh, pak muaj pas çlirimit të Kosovës për të cilën luftoi tërë jetën, komandant Drini u vra pranë shtëpisë së tij.

“Kontributi i tij në radhët e UÇK-së gjatë luftës dhe në ndërtimin e paqes pas luftës mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme të Kosovës.

Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi. Nderimi më i madh për Drinin do të jetë kur përgjegjësit e vrasjes së tij të dalin para drejtësisë”, thekson dega e LDK-së në Prizren. /Kosova.info/

Go to TOP