Aktgjykimi i Gjykatës Themelor Prishtinë, një dritë në fund të tunelit nga sistemi i drejtësisë

Shkruan: Naza KRASNIQI

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për ish ministrin e Infrastrukturës dhe tre zyrtarë publikë, ku ish ministri është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim efektiv. Ky është aktgjykim i shkallës së parë, jo i formës së prerë. Një dritë në fund të tunelit po jep shpresë, sepse mbi 20 vite flitet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsioni, nga zyrtarë të lartë publikë, por deri më tani asnjë nuk është dënuar, po ta shikosh kronologjinë e rasteve të tilla, konkretisht të proceseve gjyqësore për zyrtarë të lartë publikë dhe sipas informatave që kam është rasti i parë, që është dënuar me një dënim minimal, që dyshoj se është meritor duke marrë parasysh aktakuzën, me të cilën janë akuzuar ish ministri dhe tre zyrtarë të tjerë.

Raportet e organizatave ndërkombëtare rreth korrupsionit tregojnë qartë, se korrupsioni vazhdon të mbizotërojë, ndërsa organet, që janë të thirrura për ta luftuar, nuk po e kryejnë punën e vet, për çka janë të obliguar. Korrupsioni nuk është një partiak, është kancer i shoqërisë demokratike, sepse secili që keqpërdor paranë publike do të dënohet dhe do marrë dënimin e merituar, por do të jetë edhe një sinjal për gjithë zyrtarët, që kanë keqpërdorë paranë publik ose e keqpërdorin, do të përgjigjen para gjykatës dhe do të marrin dënimin e merituar.

Shpresojmë që gjykatat në Republikën e Kosovës të jenë të pavarura, profesionale në çdo aktgjykim për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, pavarësisht pozitat që ushtrojnë,

Nëse prokuroria ka argumentuar provat para gjykatës si prova të mjaftueshme për keqpërdorim të buxhetit të shtetit për 53 milionë, atëherë rezulton, se trupi gjykues nuk ka arritur ta jep dënimin meditues, se për 53 milionë janë dënuar 4 zyrtarë me gjithsej 10 vite e 7 muaj, që i bie minimumi i dënimit, se nuk e kanë dhënë dënimin e merituar, duke marrë parasysh peshën e veprës penale të jepet edhe dënimi meritor.

Nëse në shkallën e dytë i akuzuari shpallet i pafajshëm, atëherë kemi me një zhgënjim për profesionalizimin dhe performancen e institucioneve gjyqësore, fatkeqësisht lufta për korrupsion do mbetet vetëm mediatik. Në një shtet ligjor, dhe demokratik duhet të mësohemi, të jetojmë me zbatueshmërinë e ligjeve dhe stop korrupsionit. Gjykata duhet të jetë e pavarur pavarësisht presioneve politike, publike, mediave, shoqërisë dhe kushdo tjetër. Gjykata nuk duhet të merrë vendime nën presion, sepse ky nuk është aktgjykim i parimit të pavarësisë, por dënim i presionit.

Mirëpo, të shumtën e herëve, ligjet i marrin në dorë vetëm dy herë: herën e parë nëse ua shkel dikush të drejtën, që ankohen dhe herën e dytë nëse ata ua shkelin dikujt tjetër të drejtën, që të ankohen.

Go to TOP