Pse komuna e Prishtinës lejon identifikimin e historisë së saj nga propagandues diplomatik serbë?

Shkruan: Ilir KRASNIQI

Komuna e Prishtinës ditë më parë lancoi faqen rreth historisë së Prishtinës e cila vërtet i ka munguar qytetit e aq më tepër që është kryeqytet. Kjo faqe është një koleksion digjital që përfshin tekste, harta, gravura, fotografi dhe punime rreth historisë së kryeqytetit tonë nga fundi i shekullit të 13-të deri në fillim të shekullit të 20-të.

Në këtë faqe thuhet se përveç teksteve të shkruara enkas, përmban edhe rreth 100 dokumente origjinale të përkthyera dhe artikuj të rëndësishëm historik që ofrojnë një pasqyrë më të gjerë për lexuesit e interesuar.

Madje kjo faqe e lancuar thuhet se vjen pas një pune të mrekullueshme të “studiuesit” të historisë së tipografisë, Yll Rugova, hulumtuesit shkencor në Institutin e Historisë “Ali Hadri”, Agron Islami, historianit Durim Abdullahu dhe kontribuuesit të veçantë, albanologut e historianit, Jahja Drancolli.

Për mua si qytetarë është një fyerje e madhe përfshirjen e një teksti të përkthyer nga “studiuesi” Ylli Rugova, dhe këtë herë për herë të parë nuk dua ta fshehë lokalizmin tim. Secili studiues së pari duhet qenë i paanshëm në lëvrimet e profesionit të tij. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me histori, që shpesh nuk i referohen historianët rrethanave të kohës së cilës i referohet, që përfshijnë një game të gjerë të aspekteve filluar nga statistikat, gjendjen ekonomike, sociale, e në rastin tonë pashmangshëm edhe atij politik.

Të promovosh trashëgiminë e Prishtinës me një person që kurrfarë lidhje nuk ka me këtë qytet është absurd në vetvete. Aq më tepër me një person me mision propagandues diplomatik në Prishtinë sikur është Milojko Veselinoviq i cili është përfshirë në referencat historike të Prishtinës viti 1850 – 1900!

Nëse më herët njerëzit në rrethana të caktuara nuk kanë pasur mundësi njohje për gjithë atë literaturë, sot është shumë më lehtë duke pasur në dispozicion mjetet elektronike, sikurse është interneti. Dhe mjafton një klikimpër të parë ndoshta jo në tërësi por së paku biografinë atij që i referohesh.

Si prishtinas më la përshtypje disa të dhëna që aspak nuk korrespondojnë me realitetin e bazuar në të dhënat e një autori me mision propagandues siç është Veselinoviq i cili duke emëruar lagjet e Prishtinës sikur shqiptarët janë të përqendruar vetëm në dy lagje! Ku është saktësia e kësaj të dhëne vetëm me një burim? E dyta duhet saktësuar qartë me emër e mbiemërautorin të cilit i referohesh.

Si pionier në tipografi Rugova, duhesh ta dish që njerëzit që merren me histori kanë mijëra libra në bibliotekat e shtëpive.

 Por me duhet vetëm për të përkujtuar se Milojko V. Veselinović ka qenë diplomatë dhe pas konferencës së Berlinit ku u dhanë tokat shqiptare, ai më 1889 emërohet shkrues i klasit të parë në konsullatën serbe në Prishtinë. Dhe kohët më kritike ka qenë konsull serb në hapësirat shqiptare në Manastir të Maqedonisë dhe përfundoi karrierën e tij diplomatike si konsull në Shkup në vitin 1903.

Milojko Veselinoviq ka lindurmë 5 gusht 1850 në fshatin Jasenja afër Deligradit. Pra nuk ka pasur fare të bëjë me Prishtinë dhe gjykuar nga rrethanat politike të shiptarëve të asaj kohe ka qenë i njëanshëm për ta thënë me butë. Ai si inspirues ka karrierën e tij ka pasur idetë e Shumenkoviqit dhe Milojeviqit. Ai ndërpreu studimet në Beograd në fakultetin filozofik nga lufta serbo-turke në vitin 1876. Në këtë luftë ishte komandant (kamper) i Batalionit të Kopaonicës dhe më pas luftoi në Kompania Vullnetare e Milosh Milojeviq-it në Rashkë, pastaj në Kompaninë Moravian-Dobriç në Rogozna.Ai gjithashtu mori pjesë në luftën e 1877-1878. vjet. Në vitin 1886, ai themeloi gazetën Srpstvo ,në të cilën mblodhi të gjithë autorët e rëndësishëm në Serbi të asaj kohe. Po atë vit mori pjesë në themelimin e Shoqërisë së Shën Savës, në të cilën ishte anëtar i Bordit Kryesor, e më pas drejtues i konviktit të komunitetit dhe i shkollës së mbrëmjes Shën Sava. Ata që i kuptojnë rrethanat e asaj kohe e kuptojnë se për çfarë kalibri bëhet fjalë. Pra kemi të bëjmë me një falsifikator dhe publikime me harta në cirilikë. Ka shumë harta origjinale të asaj kohe siç është kjo e publikuar.Kjo e nxjerrë qendrën e Prishtinës si qytet serb! Është turp që të përfshihet historiografia serbe për Prishtinën. Yllli mund të tregojë më mirë për rrugën model ku gjatë mandatit të tij shpenzoimijë euro pa kurrfarë kriteri shkencor që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore të një vendi. Madje për qytetarët është e njohur në media për ato rrënoja që nuk kanë asnjë vlerë etno-kulturore e kërkonte UNESCO që të ndërhyjë. Prishtina nuk ka nevojë për njerëz që nuk e njohin qytetin dhe realitetin historik të zhvillimit të qytetit.

Komuna për këtë punë është dashur të krijojë një komision vlerësuespër përmbajtjen e kësaj faqe dhe referencat të kalojnë në një sitë, e jo si emërimi i rrugëve të Prishtinës ku nuk shoqërohenme biografinë e emrave të atyre rrugëve.

Ditë më parë historiani dhe eksperti i Trashëgimisë Kulturore, Qazim Namani, ka paraqitur në profilin e tij ne facebookfalsifikimin e disa hartave sikurse është ajorreth vitit 1822, me autor Adam Veingarten, botuar nga S. Milosevic, Budë. Burimi: Biblioteka Matice srpske.

“Bazuar në shumë harta të botuara gjatë kësaj periudhe, mund të them se kjo harte është e përpunuar dhe falsifikuar nga M.S. Milojevici i cili e kishte për mision politik, falsifikimin e toponimeve dhe përvetësimin e objekteve të kultit në trevat shqiptare! Milojevic pas udhëtimeve nëpër trevat shqiptare i botoi 3 fletoret e tij në vitin 1871 ne Beograd”, ka shkruar ai, duke paraqitur disa harta autentike të Francës dhe Turqisë.

Go to TOP