“Ai hajni u zu me pelë për dore”, Zemaj përmend asambleistin e VV’së që u arrestua për korrupsion

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka përmendur asambleistin e Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Liridon Fandaj, i cili, sipas raportimeve të mediave, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për mashtrim me subvencione, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Zemaj iu referua atij si “hajn”, duke thënë se u zu “me pelë për dore”.

Ai ka përmendur edhe postimet e tij në rrjetin social Facebook, duke treguar se si shante qeveritë e kaluara për korrupsion.

“E di se tash kriza për deputetët e VV, disa, mos t’i përfshijë të gjithë, në kurriz të qytetarëve edhe qesharake. Milionerat e tyne. Për atë hajnin që është nxanë atje në Suharekë edhe që me ia pa statusat atij në Facebook, tu e shajt korrupsionin, tu i shajt Qeveritë e kalume qysh e kanë rrit korrupsionin, ai me të pshtetë për muri, me u çudit e me thanë ku ka jetu ky njeri. E tash ish nxanë me hajni, me pelë për dore qysh po nxinen edhe tjerët”, ka thënë Zemaj.

Go to TOP