Deliu: Qeveria ia ka kthyer shpinën qytetarëve në kohë krize

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Qeveria Kurti “ia ka kthyer shpinën qytetarëve”.

Gjatë fjalimit të saj, të enjten në Kuvendin e Kosovës, Deliu tha se “qytetarët janë duke u përballur me shtrenjtimi të çmimeve”.

“Qeveria është bërë spektatore, vetëm po e vëzhgon situatën e rëndë e s’po reagon”, ka deklaruar deputetja opozitare.

Ajo ka pasur kritika edhe për Hekuran Muratin, ministrin e Financave – në lidhje me një status të cilin e kishte në vitin 2016 për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“E kuptoj pse veteranët janë larguar nga projektligji për Pagën Minimale sepse nuk doni të gëzoni as mirëqenien minimale”, ka theksuar ajo.

Go to TOP