Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona në Viti  

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin S.R. (1969), shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan i cili dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela një familjeje nga Vitia.

I dyshuari kishte arritur që t’ua kalojë në emrin e tyre këto parcela, ndërkaq në vitin 2021 i njëjti i dyshuar të njëjtat parcela ua kishte shitur një familje tjetër po nga Vitia.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku dhe janë gjetur prova të qëndrueshme materiale se i dyshimti besohet të jetë i involvuar në mashtrim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore për veprën penale “Mashtrim”.

Rasti është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjilan. 

Go to TOP