Ahmetaj: Sukses për Kosovën që mbeti në Procesin e Berlinit

Për vendimin e qeverisë për ndryshimin e masës për produktet serbe nga kufizim në kontroll të shtuar, ka folur nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj që dikur ishte edhe ministre e Integrimeve Evropiane. Ajo në emisionin “Info plus”të RTK-së tha se gjitha këto masa nga qeveria ishin vendosur duke menduar që mund ta shantazhonin Bashkësinë Ndërkombëtare për t’ia hequr sanksionet Kosovës.

“Kosova do të marr pjesë në Procesin Berlinit me asterisk e turpëruar, e përulur dhe e detyruar që t’i bindet rregullave që janë përcaktuar në Procesin e Berlinit pa fituar asgjë , por duke e sjellë Kosovën në një kënd  e të qenit e izoluar dhe e poshtëruar”, tha Ahmetaj.

Gjatë kësaj interviste, ish-ministrja tha se Procesi i Berlinit ndërlidhet edhe me planin e zhvillimit dhe një gjë e tillë mbetet të shihet se si do të realizohet.

“Të gjitha këto nisma që vijnë nga Komisioni Evropian, nga Brukseli e kanë një qëllim të vetëm që është përafrimi i shteteve në Ballkanin Perëndimor, tejkalimi i çështjeve të hapura, mospajtimeve mes vete. Kontribut themelor e kanë ndërtimin e një fqinjësie të mirë”, tha tutje ajo.

Ahmetaj tha se vite më herët kur është ndërtuar kjo nismë, ide themelore ka qenë që pavarësisht që shtetet e Ballkanit Perëndimor janë larg anëtarësimit në BE, megjithatë duhet gjetur një formulë që do t’i përfaronte apo ta përshpejtonte këtë proces për faktin se BE-ja kishte vendosur që asnjë nga shtetet që do të anëtarësohej në BE nuk do të pranohej nëse kishte raporte të këqija me fqinjët”.

Ajo tha se fatkeqësisht, por duhet të quhet sukses që Kosova arriti të mbetet në tavolinën e njëjtë në Procesin e Berlinit.

“Duke qenë që ne shkojmë shumë të lënduar në këtë proces, por besoj që më shumë do ta ketë efektin politik e të qenit në tavolinë e ne fatkeqësisht duhet ta quajmë sukses faktin që ulemi në tavolinën e njëjtë sepse deri dje rrezikonim të ishim të përjashtuar fare. Në këto katër vite jo që nuk u avancuam e nuk u anëtarësuam, por e vumë vetën në dilemë nëse mund të jemi anëtarë apo jo”, tha tutje Ahmetaj.

Kur foli për dialogun me Serbinë tha se është komponentë kryesore në procesin e integrimin si për Kosovën ashtu edhe Serbinë.

“Dialogu është si suplement për të gjitha proceset tjera. Sa më tepër që avancojmë në procesin e dialogut aq më tepër na përkthehet në avancim të proceseve më tutje, rrjedhimisht në procesin drejt anëtarësimit”.

Ahmetaj foli edhe për vendimin qeveritar për rritjen e pensioneve, tha se Qeveria me taksat e qytetarëve po bënë nderë, derisa atë e quajti lëmoshë që nuk plotëson nevojat e qytetarëve.


Go to TOP