AGK dënon presionin e kandidatit për Asamblenë e Leposaviqit ndaj portalit “Kossev”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sjelljen e kandidatit për Asamblenë Komunale të Leposaviqit, Radoica Radomiroviq, ndaj redaksisë së portalit “Kossev”. Radomiroviq, ish-zëvendësministër dhe kandidat nga lista “Novo Lice – Narodna Prava”, ka ushtruar presion ndaj një gazetareje gjatë një konference për shtyp, duke i kërkuar llogari për pyetjet dhe duke i sugjeruar se çfarë duhet të pyesë.

Më pas, ai ka akuzuar kryeredaktoren Tatjana Lazareviq se portali është “filial i organizatës kriminale Lista Serbe”. AGK e ka cilësuar këtë sjellje si intimidim ndaj punës profesionale të gazetarëve dhe i ka bërë thirrje Radomiroviqit të kërkojë falje, si dhe politikanëve të tjerë që të tregojnë përgjegjësi në raport me mediat, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.


Go to TOP