AGK dënon gjuhën e FFK-së ndaj portalit “Albanian Post”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj gjuhës së ashpër të përdorur nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në një komunikatë drejtuar portalit “Albanian Post”.

Në këtë deklaratë, FFK-ja e lidh portalin me “struktura kriminale”, gjuhë që AGK-ja e cilëson si të rrezikshme dhe të papranueshme ndaj medias.

AGK-ja bën thirrje që FFK-ja të ndalojë sulmet dhe të përqendrohet në adresimin e raporteve të publikuara duke promovuar një komunikim të hapur dhe konstruktiv me mediat. /Kosova.info/


Go to TOP