Rama: Kuzhina dhe kabineti i artit në ShFMU “Xhemail Mustafa” janë gati për mësimin gjithëditor
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kuzhina dhe kabineti i artit në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” janë përfunduar dhe gati për përdorim.
Duke theksuar përkushtimin ndaj arsimimit cilësor, Rama deklaroi se mësimi gjithëditor do të fillojë nesër, duke siguruar kushte më të mira për nxënësit.
Ai i adresoi nxënësit duke i cilësuar si të ardhmen e vendit, dhe theksoi se çdo vendim merret në interes të tyre. /Kosova.info/