FFK padi mediave për shpifje dhe shantazh mediatik
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka ngritur akuza ndaj një grupi, siç e ka quajtur, “kriminal e të strukturuar” që synon kapjen e këtij institucioni përmes një fushate shpifjesh dhe manipulimesh mediatike.
Sipas FFK-së, ky grup ka ricikluar akuza të pabazuara të mëparshme, të cilat ishin mbyllur nga institucionet e drejtësisë vite më parë.
Në komunikatën e saj, FFK-ja përmend Baton Haxhiun dhe mediat që ai kontrollon, duke akuzuar ato për përhapjen e lajmeve të rreme dhe shantazh ndaj klubeve, Kombëtares dhe vetë Federatës.
FFK ka nisur procedurat e denoncimit kundër këtyre mediave dhe gazetarëve të përfshirë në organet e drejtësisë dhe institucionet përkatëse. /Kosova.info/