Agjenti i një linje ajrore rrah pasagjeren në aeroportin e Dallasit – videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Një agjent i linjës ajrore të Teksasit u pezullua të premten pasi u shfaq në një video që u bë virale duke goditur një grua.

Përfaqësuesi i paidentifikuar i Spirit Airlines u pa në fillim të videos prej 90 sekondash duke u afruar me pasagjeren grua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dallas-Fort Worth” (DFW).

“Ke humbur mendjen! Mos më prek kurrë në jetën tënde!”, ai i bërtet gruas së veshur me pantallona të shkurtra xhinse ndërsa ajo përpiqet të largohet prej tij.

Agjenti vazhdon të bërtasë që ajo e preku dhe i afrohet në fytyrë, duke e ndjekur atë ndërsa ajo vazhdon të përpiqet të tërhiqet.

“Zhduku!”, gruaja ia kthen bërtitur, duke e quajtur “f-ing f-ott!”

Ndërsa një burrë përpiqet të ndajë çiftin, gruaja e shtyn agjentin dhe e quan atë me një fjalë “budalla”.

“Të gjithë! Kthehuni nga unë! Kjo k… më vuri duart”, bërtet agjenti ndërsa e ndjek përsëri, duke paralajmëruar se ajo “ka hasur në personin e gabuar”.

Videoja përfundon me një burrë tjetër që afrohet me agjentin, duke e sfiduar atë që të luftojë me të në vend që të “përballet me një grua”.

“E patë se çfarë bëri ajo,” proteston agjenti, pasi e paralajmëroi burrin, “Unë do të luftoj këdo”.

Videoja ishte shënuar gabimisht si ndodhi më 11 korrik, kur duhej të ishte 11 gushti, konfirmuan zyrtarët policor. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë filloi përleshja.

Spirit Airlines konfirmoi se ishte “në dijeni për këtë grindje. Kemi pezulluar agjentin”.

Ndryshe, nuk është e qartë nëse pasagjerja po hetohej, as nëse ishte ngritur ndonjë akuzë. As aeroporti dhe as policia nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së The Post për koment. 

Go to TOP