Abdixhiku uron Gjermaninë në përvjetorin e Unifikimit: mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës

Sonte, në pritjen e organizuar për përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë, Lumir Abdixhiku uroi ambasadorin gjerman, Jörn Rohde, dhe popullin gjerman për këtë ditë historike.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, duke theksuar marrëdhënien e fortë mes dy shteteve dhe rëndësinë e diasporës shqiptare në Gjermani.

Abdixhiku theksoi aleancën e ngushtë mes Kosovës dhe Gjermanisë duke i uruar popullit gjerman për këtë përvjetor të rëndësishëm. /Kosova.info/


Go to TOP