Abdixhiku: Takimet me qytetarë bazament i ringritjes së djathtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot strukturat e partisë në Gjilan. Ai tha se së bashku me nënkryetarin Lutfi Haziri, kanë mbajtur një takim mobilizues me këto strukture, teksa tha se takimet me qytetarë dhe me familje janë bazamenti i ringritjes së djathtë.

“Një ditë përplot takime e aktivitete në Gjilan. E nisa vizitën fillimisht në nderime të dëshmorëve të kësaj ane. Së bashku me Lutfi Haziri e me familjarë vizituam varrezat e dëshmorëve; bëmë homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit, në Bresalc – familjen e së cilit e vizituam menjëherë më pas! Djali i Hushit, sot ishte ushtar i Republikës!. Nderuam po ashtu dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberin Vizituam familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi. Vizituam familjen Avdiu; e po ashtu dhe Bashkësinë Islame, si shenjë e nderimit e respekti”. Në fund mbajtëm takim mobilizues me strukturën tonë në Gjilan”, ka shkruar në ‘Facebook’

Sipas tij, takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë.

“Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë!”, tha ai. /Kosova.info/

Go to TOP