Shkarkohet Allegri

Massimiliano Allegri nuk është më trajneri i Juventusit.

Strategu italian është shkarkuar para pak orësh. Dy ditë pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Atalantës, klubi bardhezi zgjodhi t’i japë fund marrëdhënies me trajnerin Allegri.

‘Zonja e Vjetër’ e mori këtë vendim pas disa sjelljeve të tekniku italian gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë

“Juventus njofton se ka liruar Massimiliano Allegrin nga detyra e trajnerit të ekipit të parë. Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilat klubi i konsideroi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të kenë ata që e përfaqësojnë. Përfundon një periudhë bashkëpunimi, e cila filloi në vitin 2021 dhe përfundoi pas tre sezoneve të fundit së bashku me finalen e Kupës së Italisë. Klubi i uron Massimiliano Allegrit fat në projektet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Go to TOP