Abdixhiku përkrah kandidaturat e Rudës dhe Hazrollit: Të gdhendur në historinë e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur sonte propozimet e Degës së LDK-së në Malishevë, e cila ka kandiduar Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit.

Në një adresim nga selia qendrore e partisë, Abdixhiku u shpreh i lumtur që këto dy emra, të cilët i cilësoi si figura të pashkruara në muret e LDK-së, por të gdhendura në historinë e saj, po marrin përkrahjen e strukturave lokale.

“Këta janë njerëz me kontribut të jashtëzakonshëm, burra të zotë dhe të denjë për t’i përfaqësuar qytetarët,” tha Abdixhiku duke uruar që procesi i kandidimit dhe angazhimi i tyre politik të jetë i mbarë.

Ai shtoi se LDK-ja po hyn në këto zgjedhje me një ekip të përkushtuar dhe me figura që mishërojnë historinë, vlerat dhe vizionin e partisë për të ardhmen e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP