Abdixhiku në Han të Elezit: Gazifikimi do të sjellë mundësi dhe mirëqenie

Gjatë vizitës së tij në Hanin e Elezit, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi se një nga projektet kyçe të LDK-së është gazifikimi i Kosovës, i cili do të përfshijë edhe këtë qytet.

Ai premtoi se ky investim do të sjellë punë, mirëqenie dhe mundësi të reja për banorët e komunës.

Abdixhiku shprehu bindjen se LDK ka rigjetur bazën e saj në këtë qytet jugor dhe se ndryshimi i madh do të vijë së shpejti.

“Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet! Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi! LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet rë vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë!”, tha Abdixhiku.


Go to TOP