A kanë komunikuar me njëri-tjetrin pas mbarimit të ‘BBV’? Ilir Shaqiri thumbon Donald Veshajn: ‘Unë do ta pranoja…’

Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri, ishin dy finalistët të cilët mbetën deri në fund të lojës për të fituar çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ku ky i fundit arriti të triumfojë.

Dyshja ishin më të përfolurit në të gjithë shtëpinë ku shikoheshin gjithashtu dhe si rivalë të fortë.

Shpesh herë ata kanë hasur debate të forta me njëri-tjetrin por kanë pasur dhe momente ku midis tyre arrihej të kishte paqe.

I ftuar në “Shqipëria Live”, balerini ka treguar sesi është marrëdhënia mes tij dhe aktorit të humorit pas mbarimit të spektaklit.

Iliri zbuloi se ai dhe Donaldi kanë pasur kontaktin e tyre të vetëm në partyn privat të organizuar për të gjithë ish-banorët.

Sipas tij marrëdhënia që kanë pasur brenda shtëpisë do të mbetet njësoj dhe jashtë pasi ata kanë mundur ta njohin njëri-tjetrin gjatë gjithë qëndrimit të tyre.

Me Donaldin unë jam takuar tek party nuk ka asnjë lloj komunikimi, jemi parë jemi përshëndetur. Ka qenë Iliri ai që është afruar drejt Donaldit që të jemi saktë. Ka ndodhur ajo gjëja që unë kisha parashikuar brenda shtëpisë që Iliri thoshte për atë lloj jetese që kemi bërë brenda shtëpisë, për atë lloj dikustimi për atë lloj shoqërie nuk ka sesi të jetë ndryshe jashtë shtëpisë. Nuk mund të ketë miqësi sepse kur diçka nuk funsksionon dhe të jetosh me dikë 24 orë i njef të gjithë prizmat e njëri-tjetrit”, rrëfeu balerini.

Go to TOP