A është normale të mos keni dëshirë të bëni seks?

Shumë njerëz mund të mos jenë të interesuar të bëjnë seks ose nuk ndiejnë tërheqje seksuale ndaj njerëzve të tjerë e kjo mund të cilësohet lirshëm si aseksualitet.

Por pak prej tyre do ta pranonin haptazi këtë pasi që ata mund të ndihen se do të gjykohen.

Personat seksualisht joaktivë, shpeshherë hezitojnë të bëhen pjesë e sondazheve të sjelljes seksuale për shkak se dështimi për të arritur statusin e partneritetit shpesh shihet si një problem.

Pra për njerëzit që nuk janë të interesuar për seks krijohet nga ideja që duhet të ketë dhe se ka diçka që nuk shkon me ta.

Por kjo nuk duket që paraqet problem pasi që interesi seksual vjen dhe shkon me kalimin e kohës si dhe mund të zhduket në kohë sëmundjesh dhe stresi, shkruan The Conversation, transmeton klankosova.tv..

Edhe njerëzit që identifikohen si aseksual nuk janë të gjithë njësoj për shkak se disa nuk janë të interesuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me njerëz të tjerë, por prap në momente të caktuara mund të ndiejnë zgjim seksual.

Go to TOP