“A e ke personale me Kurtin”, Avdyli i drejtohet Sylës: Në kohën e PAN-it s’keni reaguar kështu

Deputeti i Listës Guxo, që është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, ka pyetur kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, nëse ka diçka personale me kryeministrin Albin Kurti pas paralajmërimeve për greva e protesta, duke shuar se një reagim të ngjashëm nuk e ka pasur në kohën kur vendi është qeverisur nga koalicioni PAN.

“Në të kaluarën e kam parë që sindikata është angazhuar shumë për ligjet me tryeza, tash ju mungojnë, veçanërisht tash e kam parë, ndoshta ju i dini arsyet, kur ka ardhur Qeveria Kurti keni pasur nervozë më të madhe, a keni ndonjë problem personal me Qeverinë Kurti? Apo kryeministrin Kurti? Çka është problemi? Sepse e kam parë një nervoz më të madhe se sa me qeveritë e kaluara sepse unë të njoh që dy dekada nëse e keni një problem apo arsyetim politik diçka atëherë duhet t’i lini anash sepse nuk jeni ju për politik por që t’i mbroni të drejtat e punëtorëve shëndetësorë […] A keni reaguar ndonjëherë që ai memorandumi i juaj i nënshkruar me PAN, a është plotësuar? Kurrë nuk iu kam dëgjuar pse nuk keni reaguar se PAN na ka premtuar këtë, këtë e kemi nënshkruar memorandumin para zgjedhjeve dhe nuk është plotësuar”, tha ai.

Kurse, Blerim Syla u shpreh se shumica e pikave të parapara në memorandumin e nënshkruar me koalicionin PAN janë përmbushur.

Ndërsa, theksoi se as me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk ka asgjë personale.

“Pika e katërt apo e 5 ka qenë çështja e pagave dhe çështja e parë ka qenë çështja e buxhetit dhe e dinë atë vit kur kanë ardhur kanë bërë disa intervenime, është bërë Kardiokirurgjia, ka filluar Onkologjia së funksionuari, shumë më mirë është bërë Intensiva e mos të hyjmë detaje, neve nuk ka interesuar fort ka filluar ai ligj, a jemi mashtruar apo jo koha do të tregojë dhe aty pothuajse shumicën e këtyre pikave i kemi realizuar këtu nuk kam pas çka me dal me fol. […]Sa i përket asaj a kam unë me zotërinë Kurti personale, absolut jo, dhe jo nuk qëndron sepse ki argumente se edhe para aprovimit të Ligjit të pagave kam shkuar në Vetëvendosje, e di zonja Kollçaku nëse ka qenë, jemi ankuar kemi thënë se me këto koeficiente kemi probleme, nuk kemi munduar t’i inkorporojmë krejt dhe i kemi pasur 2 apo 3 takime me zotëri Kurti shumë miqësore, sepse atëherë ka qenë në opozitë andaj kurrgjë personale nuk ka të bëj me zotëri Kurti sepse greva iu kam bërë atyre, protesta këtyre” theksoi ai.

Diskutimi nëKomisionin për Shëndetësi ka vijuar edhe me çështje të tjera.

Go to TOP