A do të ndikonte në çështjen e Kosovës mekanizmi i ri i KB kundër të drejtës së vetos në KS?

“Ky mekanizëm e shton presionin dhe përgjegjësinë për ato shtete që kanë të drejtën e vetos, si dhe rrite llogaridhënien e shteteve me vote te privilegjuar përballe organeve te tjera te Kombeve te Bashkuara” , sqaron profesori i së drejtës ndërkombëtare Qerim Qerimi 

Një nismë e Litenshtajnit me mbështetjen e 40 vendeve planifikojnë të kalojnë një projekt rezolutë përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila kërkon të vendosë “përgjegjësi” shtesë për përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit. Një nga arsyet e kësaj nisme është rastet e shpeshta kur një nga pesë anëtarët e përhershëm përdorin të drejtën e vetos pa shpjeguar vendimin e saj ndaj ndonjë rezolute që ka për qëllim të promovojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, ekspertë të së drejtës ndërkombëtare konsiderojnë se, nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të vërejtshim ose formalisht rrënjësor  nëse kalon kjo draft rezolutë. Siç edhe është raportuar gjatë ditës së kaluar deri më tani janë afërsisht 40 vende bashke sponsorizuese. Drafti i rezolutës pritet te votohet brenda prillit. Thelbi i kuptimit te saj është qe sa here qe përdoret vetoja nga një anëtar i përhershëm i Këshillit te Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme mblidhet ne mënyre automatike brenda dhjete ditëve. Sipas te njëjtit draft, gjithashtu, Këshilli i Sigurimit duhet te paraqesë një raport se paku 72 ore përpara sesionit te Asamblesë se Përgjithshme ne lidhje me përdorimin e vetos. Çfarë vlen te theksohet, gjithashtu, është se Shtetet e Bashkuara, qe janë njeri nga pese vendet qe ka te drejtën e vetos ne Këshill te Sigurimit, janë duke e mbështetur këtë nisme. Profesori I së drejtës ndërkombëtare Qerim Qerimi  thekson se ky mekanizëm e shton presionin dhe përgjegjësinë për ato shtete që kanë të drejtën e vetos, si dhe rrite llogaridhënien e shteteve me vote te privilegjuar përballe organeve te tjera te Kombeve te Bashkuara. Gjithashtu, e fuqizon multilateralizmin, duke e zhvendosur debatin ne një strukture gjithë përfshirëse. Sa i përket Kosovës, nuk është që pritet të ketë ndonjë ndikim të vërejtshim ose formalisht rrënjësor. “Ky mekanizëm megjithatë nuk e zëvendëson sistemin e krijuar me Kartën e Kombeve te Bashkuara, përveç nëse ndryshohet vete Karta, por e cila serish do te këtë kërkonte pëlqimin e te pese anëtareve te përhershëm te Këshillit te Sigurimit, përfshirë këtu edhe Federatën Ruse”, thotë ai. Në rast të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në OKB, Qerimi sqaron se edhe më tej do të kërkohej rekomandimi i Këshillit te Sigurimit; nëse Rusia do te përdorte veton, kjo do te parandalonte zhvillimin e mëtejmë te procedurës; pra, s’do te ishte e mundur qe te votohej ne Asamble te Përgjithshme. “Pra, Asambleja, sipas mekanizmit te propozuar ne këtë draft rezolute, do te mblidhej pas përdorimit te vetos, por kjo megjithatë nuk e zëvendëson kërkesën formale te Kartës se Kombeve te Bashkuara qe, për pranim te OKB, duhet rekomandimi i Këshillit te Sigurimit; duke qene qe kjo konsiderohet çështje e rëndësishme, kërkon mbështetjen e te gjithë anëtareve te përhershëm (ose e pakta mungesën e votës kundër; abstenimi nuk konsiderohet vote kundër ne praktiken e Këshillit)”, thotë ai.

Federata ruse asnjëherë nuk ka lejuar të ndryshojë Rezoluta 1244 e KS të OKB për Kosovë dhe ti hap mundësinë për anëtarësim në këtë organizatë. Për më tepër vazhdon të mbështesë Serbinë duke bërë thirrje për një dialog me një epilog i cili do ti përshtatej vetëm partnerit të vet të vetëm në Ballkan. Në kulmin e një ngjarjeve të  tmerrshme në Ukrainë si pasojë e agresivitetit rus, ambasadori rusë në Beograd Aleksandër Bocan Harcenko kohë më parë siguroi Serbinë që nuk do të mbetet pa mbështetjen e Rusisë në çështjen e Kosovës.

Vendet perëndimore janë të indinjuara me sjelljen e Rusisë në KS të OKB, veçmas sa I përket të drejtës së vetos ndaj rezolutave të parashtruara që ka të bëjë me të. Në dy votimet e fundit në Asamblenë e Përgjithshme, Moska u dënua për pushtimin e saj dhe iu kërkua gjithashtu të lejojë ndihmën humanitare për Ukrainën. Të dyja votimet u bënë pasi Rusia bllokoi aktivitetet e saj në Këshillin e Sigurimit – një herë me veton e saj dhe herën e dytë me kërcënimin për të përdorur të drejtën e vetos. Në një votim të tretë javën e kaluar, asambleja ndërmori një veprim jashtëzakonisht të rrallë dhe pezulloi Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po kryejnë një sulm diplomatik ndaj Rusisë përmes Kombeve të Bashkuara, shkruan media ruse Nezavisimaya Gazeta. Ata pretendojnë se Këshilli i Sigurimit është kthyer në një fushë të re beteje. Një rezolutë e veçantë nga Lihtenshtajni synon të kufizojë të drejtën e Rusisë për të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit. Kërkesa synon edhe forcimin e pozitës së përgjithshme të OKB-së. Më herët si një variant në kuluaret diplomatike ishte shtruar çështja e përjashtimit të Rusisë nga KS i OKB-së.  Për këtë ishte deklaruar kohë më parë edhe kreu i diplomacisë ruse Sergey Lavrov i cili kishte thënë se nuk ekziston mekanizëm për largimin e Rusisë nga pozita në KS të OKB-së.   “Mekanizmi nuk ekziston. Mos u përpiqni që çfarëdo tu shpjegoni përfaqësuesve britanez. Paaftësia e tyre absolute është e njohur për të gjithë ne,” tha ministri rus në një intervistë për Al Jazeera TV më 2 mars.

Keqpërdorimi i së drejtës së vetos

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Wendy Sherman kishte theksuar se përjashtimi i Rusisë nga ky organ i organizatës botërore është i pamundur pa ndryshime në Kartën e OKB-së.

Andrey Kortunov, anëtarë i Këshillit rus për politike të jashtme  kërkesa për ta përjashtuar Rusinë nga OKB nuk do të funksionojë.. “Në shumicën e rasteve, këto formate ndërkombëtare nuk kanë as procedura përjashtimi. Nëse flasim për OKB-në, atëherë për të përjashtuar një nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, është e nevojshme që në fakt të rishikohet dhe të bëhet ri-marrëveshja e gjithë kartës. të organizatës”, theksoi analisti. “Kjo ka shumë të ngjarë të nënkuptojë vdekjen e një organizate botërore, por nuk ka gjasa që të arrijë deri në këtë. Të gjithë e kuptojnë se këto janë rreziqe shumë të mëdha që më së miri shmangen. Nëse nuk e bëjmë këtë. kemi një OKB, nuk do të kemi bazën mbi të cilën bazohet e drejta ndërkombëtare”. Pjesëmarrja e Rusisë në KS të KB si anëtare të përhershme është përcaktuar në nenin 23 të kartës së KB. “Republika e Kinës, Franca, BRSS, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë dhe ShBA janë anëtarë të përhershëm të KS”. Duhet kujtuar se presidenti ukrainas Vladimir Zelenski ka bërë thirrje më 27 shkurt që Rusisë ti merret e drejta e vetos në KS të OKB për shkak të operacioneve të Rusisë në Kinë. Në kapitullin e V të Karta e KB,neni 23 thuhet se përjashtimi i ndonjë nga anëtarët e Ansamble së Përgjithshme rregullohet me kartën e OKB-së dhe atë me nenin 5 respektivisht 6. Me nenin 5 një anëtari të Kombeve të Bashkuara kundër të cilit Këshilli i Sigurimit ka ndërmarrë veprime parandaluese ose shtrënguese, Asambleja e Përgjithshme, me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, mund të pezullojë ushtrimin e të drejtave dhe privilegjeve në bazë të  anëtarësimit. Këshilli i Sigurimit mund të rivendosë përsëri ushtrimin e këtyre të drejtave dhe privilegjeve. Me nenin 6 një anëtar i Kombeve të Bashkuara, i cili shkel në mënyrë të vazhdueshme parimet e përfshira në këtë Kartë, mund të përjashtohet nga Organizata nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit.” Por Rusia, është anëtare e Përhershme e KS që ka të drejtën e vetos.

Rebecca Barber, një hulumtuese në Qendrën Aziatike të Paqes për Përgjegjësinë e  Mbrojtjes, publikoi një artikull në Gazetën Evropiane të së Drejtës Ndërkombëtare me titull “A mund të pezullohet Rusia nga Kombet e Bashkuara”, duke iu referuar nenit 5 me mesazhin kryesor se nuk  ofron bazën për pezullimin e Rusisë nga OKB-ja “, sepse Këshilli i Sigurimit” nuk ndërmori veprime parandaluese ose shtrënguese kundër Rusisë, dhe edhe nëse do ta bënte, Rusia me sa duket do të vërë veton ndaj një rezolute që rekomandon pezullimin e saj.” I njëjti nen, siç shprehet ai më tej, “nuk është fundi i plotë i asaj rruge pezullimi”.

Në tekst, ajo trajton mundësinë kur Asambleja e Përgjithshme propozon përjashtimin e një anëtari dhe jep shembuj që kanë ndodhur në praktikë deri tani, duke paraqitur çështjen e atyre vendimeve.

“Nuk ka gjasa që ky të jetë një opsion për Rezolutën e parë për Ukrainën në Kuvend, por duke pasur parasysh shkallën në të cilën ligji ndërkombëtar është minuar, asnjë opsion nuk përjashtohet,” përfundoi Barber në një tekst të botuar gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme.

Në OKB ende ekziston BRSS

Me shpërbërjen e ish BRSS, Asambleja e Përgjithshme e KB nuk ndërmori ndonjë veprim për të ndryshuar Kartën e Organizatës.  Kapitujt 5 dhe 19 të Kartës së OKB-së vazhdojnë të përmbajnë emrin e një anëtari inekzistent të OKB-së – “BRSS”.   Pika “b” e pjesës 2 të nenit 62 të  Konventës së Vjenës për të Drejtat e Traktateve të vitit 1969  parashikon se edhe në rast të një ndryshimi thelbësor të rrethanave, që zakonisht është baza për tërheqjen e njëanshme nga një traktat ndërkombëtar, një shtet duhet të  mos e ndërpresë pjesëmarrjen e saj në një traktat ndërkombëtar nëse ky traktat vendos kufirin. Në lidhje me këtë  në doktrinën ruse të  drejtës ndërkombëtare u paraqit deklarata për paligjshmërinë e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me republikën ruse dhe perandorinë ruse. U ngrit një tezë e qëndrueshme se Perandoria Ruse, RSFSR, BRSS dhe Federata Ruse janë një dhe i njëjti pjesëmarrës në marrëdhëniet ndërshtetërore, një dhe i njëjti subjekt i së drejtës ndërkombëtare, i cili nuk pushoi së ekzistuari në mënyrë të vazhdueshme. Për Rusinë, kjo tezë është bërë një nga faktorët kryesorë motivues për thyerjen e kufijve shtetërorë ekzistues të njohur ndërkombëtarisht me ndihmën e propagandës dhe luftës. Duke e konsideruar veten si I njëjti subjekt I së drejtës ndërkombëtare si “Perandori Ruse”, fragmenti i saj modern pretendon të gjitha territoret e ish-Perandorisë Ruse, të cilat, nëse lufta kundër Ukrainës është e suksesshme, mund të provokojë sulmin ushtarak të Rusisë ndaj vendeve baltike, Polonisë dhe edhe Finlanda, të cilat janë anëtare të NATO-s. Edhe pse Federata Ruse nuk ka përfunduar procedurat zyrtare për anëtarësim të plotë në OKB,  nuk e ka ratifikuar ose nënshkruar Kartën e saj  dhe de jure nuk mund të konsiderohet palë e Kartës së OKB-së, anëtare e OKB-së dhe anëtare e përhershme e Këshilli i Sigurimit i OKB-së, de facto shfrytëzon me sukses të gjitha të drejtat dhe mundësitë e këtyre tre statuseve. /I.KRASNIQI/

Go to TOP