A do të na vijë medalja e tretë nesër nga “Tokyo 2020”?

Sot ishte ditë pushimi për ekipin olimpik të Kosovës në “Tokyo 2020”, por bëhuni gati për nesër dhe mos harroni ta kurdisni orën.

Xhudistja Loriana Kuka, medaljiste e bronztë e botës dhe Evropës, do të garojë në kategorinë -78 kg.

Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00.

Loriana Kuka mund t’ia sjellë Kosovës një medalje të tretë, pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar Medalje të Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Go to TOP