‘Sekseri’ i Vetëvendosjes në RTK, Fadil Hoxha, ia huq me të madhe me akuzën kundër emisionit “Kojshia Show”

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, kryetari i njëri prej sindikatave të RTK’së, Fadil Hoxha, ka bërë një huqje të madhe, ku ka akuzuar se emisioni “Kojshia Show”, merr nga RTK 1700 euro për episod.

Ai madje edhe ka përqeshur autorin e emisionit në fjalë.

“Ta keni parasysh qe artistat gjithkun n’bote po paguheshin mire keshtu qe mos ma nenqmoni Sadrine”, ka shkruar Hoxha me sarkazëm në postimin e tij.

I menjehershëm ka qenë reagimi i Sadri Imerit, autorit të emisionit “Kojshia Show”, i cili i ka sqaruar Fadil Hoxhës se ai nuk merr as edhe një cent nga RTK, por këto 1700 euro i marrin me kompozim vetëm sekonda marketingu në vend të parave.

Poashtu, Imeri në reagimin e tij ka treguar se nga kjo shumë, 500 i paguajnë kamerat për realizimin e një emisioni.

Më poshtë po ju sjellim reagimin e plotë të Sadri Imerit, autorit të emisionit Kojshia Show:

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është raportuar se kryetari i njërës prej sindikatave të punërorëve të RTK-së, Fadil Hoxha, që njihet për afërsinë publike me Vetëvendosjen, duket se ka arritur të përdorur lidhjet e tij me deputetët e partisë së kryeministrit Albin Kurti për ta futur në rrethin e ngushtë të kandidatëve për anëtare të Bordit të ri të RTK-së kusherinën e tij, Teuta Hoxha Morina.

Fadil Hoxha i cili para disa muajve e edhe para disa ditëve ishte “zëri i arsyes” për shkarkim të bordit të RTK-së, dhe eliminim të disa kandidatëve për bordin e ri, duket se po ia arrin qëllimit që ta shtyjë përpara familjaren e tij për anëtare të bordit.

Burimet e Ballkani.info thonë se vajza e axhës së babës së kryetarit të Sindikates së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxhës është futur në listën e ngushtë për kandidatët e bordit të RTK-së që pritet të votohen nesër në Kuvendin e Kosovës.

Teuta Morina Hoxha nga Gjilani, duket se falë mbështetjes nga sindikalisti i RTK-së mund të votohet për anëtare të re të bordit të RTK-së.

Në këtë formë, Fadil Hoxha po e shtynë agjendën e tij për t’ia hapur vetës rrugën për projektin e synuar shumëvjeçar që të bëhet Drejtor Gjeneral i RTK-së./korrespodenti.com

Go to TOP