Abdixhiku për vdekjen e Eliot Engel: Kosova humbi një mik të madh

Kryetari i Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar atë si një ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Abdixhiku tha se Engel ishte ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës në vitet vendimtare për fatin e vendit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, kongresistit Eliot Engel. Në vitet vendimtare për fatin e popullit tonë, ai ishte ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës,” ka deklaruar Abdixhiku.

Ai theksoi se angazhimi i vazhdueshëm i Engel për çështjen e Kosovës, sidomos në momentet më kritike, e vendos atë ndër miqtë më të rëndësishëm ndërkombëtarë që ka pasur vendi.

Abdixhiku kujtoi gjithashtu marrëdhënien e veçantë të Engel me ish-presidentin Ibrahim Rugova, si dhe mbështetjen e tij të palëkundur për vizionin e një Kosove të lirë, të pavarur dhe demokratike. Ai rikujtoi se në vitin 2004, Rugova e kishte dekoruar Engel me Medaljen e Artë të Lirisë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij.

Sipas tij, roli i Engel në afirmimin e së vërtetës për Kosovën dhe në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Kosova sot humbi një mik të madh. Por vepra dhe mbështetja e tij do të mbeten pjesë e përhershme e rrugëtimit tonë shtetëror,” përfundoi Abdixhiku duke u shprehur ngushëllime familjes Engel, popullit amerikan dhe qytetarëve të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP