Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes dhe i stabilitetit institucional në Kuvend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas konstituivit të Kuvendit të Republikës së Kosovës duke theksuar se deputetët e LDK-së kanë dhënë betimin me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës.
“Sot u konstituua Kuvendi i Republikës. Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka bërë të ditur se përfaqësuesit e LDK-së e nisin këtë mandat me vetëdije të lartë për besimin e marrë nga qytetarët duke u zotuar për përkushtim ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.
Sipas Abdixhikut, LDK do të ketë rol aktiv në garantimin e stabilitetit institucional dhe funksionalitetit të shtetit, si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij.
“LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij”, ka theksuar ai. /Kosova.info/
