LVV i dorëzon presidentes mandatarin për formimin e Qeverisë
Arbërie Nagavci në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dorëzuar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit propozimin për caktimin e Albin Kurti si mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nagavci ka shkruar bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojnë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.
“Faleminderit qytetarëve për besimin. Qeveria Kurti 3”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
