PDK dorëzon ankesën në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës.

Në njoftimin e saj, PDK thekson se ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe të votës së lirë të qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës siguron qytetarët se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore, në mënyrë që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve.

Sipas PDK-së, vetëm rivotimi mund t’i bëjë drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar.

“Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj”, thuhet në fund të njoftimit. /Kosova.info/

Go to TOP