Ramush Haradinaj përkujton 34-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot 34-vjetorin e aprovimit të Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990, shkruan Kosova.info.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e ka cilësuar këtë akt si historik, duke theksuar se delegatët e asaj kohe vendosën themelet e shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe ish-Jugosllavia.
“Me nderimin më të lartë kujtojmë delegatët e asaj kohe, të cilët në rrethana të vështira, me guxim dhe vizion, përfaqësuan aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar për liri dhe vendosën themelet e shtetësisë e pavarësisë së Kosovës. Mirënjohje e përjetshme për kontributin e tyre të pamohueshëm”, ka shkruar Haradinaj./Kosova.info/
