Vuçiq fton Rosatom dhe kompani të tjera ruse për ndërtimin e centraleve bërthamore në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje kompanive ruse të përfshihen aktivisht në projektet infrastrukturore në Serbi duke theksuar veçanërisht Rosatom dhe Hekurudhat ruse si partnerë të dëshirueshëm. Deklarata u bë gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, në Pekin, sipas mediave serbe.

“Duhet t’u them të gjitha kompanive ruse që duan të marrin pjesë në projekte infrastrukturore në Serbi – ato janë të mirëseardhura, përfshirë Hekurudhat ruse, Rosatom, sigurisht, dhe shumë të tjera”, tha Vuçiq.

Kjo zhvillim vjen ndërsa marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë po forcohen, sidomos në fushat e energjisë dhe transportit, dhe po diskutohet mundësia e ndërtimit të centraleve bërthamore në vend.

Maria Deuriq, drejtoreshë e zyrës së Rosatom në Serbi, ka deklaruar se kompania është e gatshme të ofrojë zgjidhje të ndryshme energjetike, nga centralet bërthamore me fuqi të ulët bazuar në reaktorët RITM-200, deri te blloqet e gjeneratës 3 plus duke theksuar besueshmërinë dhe efektivitetin e teknologjive të tyre.

Serbia kishte hequr moratoriumin mbi energjinë bërthamore në nëntor 2024 dhe gjatë vitit 2025 ka formuar komisione ekspertësh për të vlerësuar fizibilitetin e ndërtimit të një termocentrali bërthamor duke shqyrtuar partnerë të mundshëm nga Rusia, Franca dhe Kina. /Kosova.info/


Go to TOP