Sot shënohet dita e Beatles

Sot shënohet dita botërore e rok grupit “The Beatles”, një datë që kujton performancën ikonike të grupit legjendar britanik më 25 qershor 1967, kur ata interpretuan këngën “All You Need Is Love” në transmetimin global Our World, përmes BBC-së.

Ky transmetim ishte eventi i parë ndërkombëtar televiziv satelitor dhe u dëgjua nga rreth katërqind milionë njerëz në njëzetepesë vende.

Dita është kthyer në simbol të unitetit, dashurisë dhe ndikimit të muzikës në shoqëri, duke u përkujtuar në më shumë se pesëdhjetë vende përmes eventeve muzikore, ekspozitave dhe aktiviteteve edukative.

Fansat nga e gjithë bota ndajnë momente dhe kujtime me këngët e grupit, ndërsa në rrjete sociale po qarkullojnë mesazhe që flasin për rëndësinë e mesazhit global të dashurisë dhe paqes që Beatles sollën në skenën botërore.

Dita Botërore e Beatles u krijua në vitin 2009 nga fansi Faith Cohen për të festuar mesazhin e grupit për paqe, dashuri dhe harmoni.

Është e rrallë që një grup të jetë kaq i rëndësishëm kaq gjatë në aspektin e kulturës. Por Beatles nuk janë vetëm nostalgji, Ata janë të gjendur në peizazhin kulturor global. Këngët e tyre luhen në dasma, diplomime, protesta, funerale. 


Go to TOP