Murseli: Ka tendencë të rritjes së përdorimit të drogave të forta në vend
Pesë të arrestuar, pesë kilogramë kokainë dhe mijëra euro të sekuestruara. Kësisoj, policia ka goditur rrjetet e shpërndarësve të drogës në Prishtinë. Drejtori i antidrogës, Reshat Murseli, flet për rritjen shqetësuese të përdorimit të drogave të forta dhe për aksionet më të mëdha të realizuara nga policia.
Reshat Murseli, drejtor i Njësisë për Luftimin e Drogës në Policinë e Kosovës, për emisionin ‘Uniformat Blu” në RTK tha se ka një tendencë të rritjes së përdorimit të drogave të forta në vend.
”Tani kokaina, realisht, në bazë të statistikave, ka tendencë të rritjes së përdorimit në vend”, tha Murseli.
