Ushtarët e rinj realizuan me sukses kursin bazë për snajper

Gjenerata e parë e vitit 2025 e ushtarëve të Kosovës, kanë realizuar me sukses kursin bazë për snajper që u mbajt në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).

Sipas FSK-së ky kurs kishte për qëllim të përgatis snajperë profesionistë në përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët, vëzhgim taktik, identifikim objektivash dhe mbledhje informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

Njëkohësisht, kanë treguar se kursi ka përfshirë edhe trajnimin e ndihmës qitësit dhe zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit dhe komunikimit brenda ekipit të snajperëve në zbatim të misioneve në operacione rurale dhe urbane.

“Përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, forcimin e njësive të specializuara, dhe rritë numrin e snajperistëve profesionist, të cilët janë të gatshëm për të përmbushur me profesionalizëm detyrat dhe misionet në operacione komplekse dhe sfiduese”, thuhet në njoftimin e Forcës së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP