Konjufca: Pa koalicion, i pamundur themelimi i Qeverisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në konferencën me gazetarë ka folur për krijimin e institucioneve. Ai tha se pa koalicione është i pamundur themelimi i Qeverisë.

Lidhur me pyetjen për të parin e Kuvendit të Kosovës, Konjufca tha se LVV ende nuk e ka dhënë emrin për mandati e kryetarit të Kuvendit. “Kjo për arsye se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës, e cila i nënshtrohen disa principeve e njëra prej më kryesoreve është përpjekja për ta themeluar Qeverinë, sepse Kuvendi nuk është institucion në vetvete, por themelohet për të zgjedhur institucionet tjera dhe njëra pre më të rëndësishme është ekzekutivi”, tha Konjufca.

Ndërsa për themelimin e qeverisë, Konjufca tha se është e pamundur të themelohet pa koalicione që është e aftë për ta qeverisur vendin.

Diskutuam për përmbajtjen e mbledhjes në legjislaturën e IX

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, ku në rend të ditës ishte: “Përgatitjet për Seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha se ka pasur një takim me përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar ulëse ne Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se kjo është një mbledhje që parasheh edhe rregullorja e Kuvendit të Kosovës. “Në këtë mbledhje caktohen ulëset e partive politike të prezantuar në Kuvend dhe, po ashtu, bashkë me ta diskutova skenarin, përmbajtjen e mbledhjes e cila themelon legjislaturën e IX të Kuvendit tonë. Këto bëhen në bazë të rezultateve të cilat i ka certifikuar KQZ”, tha Konjufca.

Ai më tej shtoi se gjithçka shkoi mirë në këtë mbledhje, ku janë caktuar ulëset. Sipas tij, nuk ka ndryshim shumë të madh sa i përket ulëseve në Kuvend. Në mes ulet partia me më së shumti ulëse në Kuvend, LVV, ndërsa në të dy krahët e sallës janë siç kanë qenë, PDK dhe LDK, në krahun e majtë dhe në atë të djathtën, ndërsa AAK ulet aty ku ka qenë në Legjislaturën e VIII, si dhe pakicat me të njëjtën, sipas të njëjtit orar. “Pra skenari me pak ndryshime e kemi diskutuar me partitë që ishin prezent, 15 prej tyre”.

Go to TOP