LBK ngushëllon familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit
Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka shprehur ngushëllimet e saj të thella për familjen Thaçi pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në telegramin e ngushëllimit, LBK shpreh dhembjen për këtë humbje të madhe, duke vlerësuar figurën e Haxhi Thaçit si një njeri me vlera të larta familjare dhe shoqërore.
“Haxhi Thaçi përballoi sfidat e jetës me dinjitet dhe forcë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. Ju urojmë forcë dhe durim në këtë kohë të dhimbshme. Zoti e pastë në mëshirën e Tij!”, thuhet në telegramin e LBK-së drejtuar familjes Thaçi.
LBK i shpreh solidaritetin e saj familjes në këto momente të vështira, duke nënvizuar kontributin dhe trashëgiminë e Haxhi Thaçit në shoqëri. /Kosova.info/
