Xhaka shënon në portën e gabuar, por Leverkusen fiton
Granit Xhaka ka shënuar autogl, por Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore spektakolare me rezultat 4-3 ndaj Stuttgartit në xhiron e njëzet e gjashtë të Bundesliga.
Në ndeshjen e zhvillua në “MHP Arena” në Stuttgart, Leverkusen ka qenë në disavantazh prej dy golash, por ka arritur ta përmbysë rezultatin me dy gola në minutat e fundit të takimit.
Stuttgart e ka nisur më mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi 2-0 me golat e Demirovic (15’) dhe Woltemade (48’).
Megjithatë, Leverkusen ka reaguar në pjesën e dytë. Fillimisht Frimpong ka ngushtuar rezultatin (56’), ndërsa më pas Xhaka ka realizuar autogol (62’), duke i dhënë Stuttgart epërsinë 3-1.
Leverkusen nuk është dorëzuar dhe ka arritur t’i shënojë tre gola në njëzet e pesë minutat e fundit. Hincapie (68’) dhe një autogol i Stiller (88’) e kanë barazuar rezultatin, ndërsa Schick ka shënuar golin vendimtar në minutën e 90+4’.
Me këtë fitore, Bayer Leverkusen e forcon pozitën e dytë në tabelë me pesëdhjetë e gjashtë pikë, gjashtë pikë më pak se lideri Bayern Munich, i cili kryeson Bundesligën me gjashtëdhjetë e dy pikë. Ndërkohë, Stuttgart mbetet në vendin e dhjetë me tridhjetë e shtatë pikë.
