Krasniqi: Nga prokurorë publikë në avokues të Hashim Thaçit
Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar ndaj diskursit të ndryshuar rreth ish-presidentit Hashim Thaçi, duke vënë në dukje hipokrizinë e atyre që dikur e akuzonin publikisht, ndërsa sot e vajtojnë fatin e tij.
Në një shkrim të publikuar, ai kujton se shumë prej atyre që tani lartësojnë figurën e Thaçit, në të kaluarën e kanë sulmuar ashpër atë dhe UÇK-në duke përhapur akuza për qendra ndalimi, vrasje politike dhe madje duke u vetëofruar si dëshmitarë të Hagës. Krasniqi thekson se kur Gjykata Speciale i përktheu këto akuza në aktakuzë, të njëjtët njerëz ndryshuan qëndrim, duke u shtirur si të tronditur.
Ai i cilëson këta individë si “sadistë”, të cilët në fakt kënaqen me sfidat dhe vështirësitë që po kalon Thaçi, pavarësisht se publikisht luajnë rolin e mbështetësve të tij. Në fund, Krasniqi bën thirrje që të mos harrohet e kaluara dhe të mos lejohet që hipokrizia të fshihet pas maskës së mbështetjes së vonuar. /Kosova.info/
