Rama siguron RTK-në për qasjen në objekt pas punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, dhe Zyrtaren Ligjore të RTK-së, Zana Spahiu, për të diskutuar shqetësimet mbi qasjen në objektin e transmetuesit publik pas fillimit të punimeve për sheshin “Xhorxh Bush”.
Rama i siguroi përfaqësuesit e RTK-së se do të ketë qasje të garantuar për veturat dhe hapësira të rezervuara për parkim duke siguruar funksionalitetin e institucionit.
Ai theksoi se projekti po ecën përpara me planifikim të kujdesshëm, duke synuar një balancë mes hapësirave publike dhe nevojave të institucioneve. /Kosova.info/
