Krasniqi: Qeveria Kurti rrezikon raportet me SHBA-në

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka bërë thirrje për reflektim lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vënë theksin te qeveria aktuale.

Sipas tij, ardhja e një administrate të re në SHBA nënkupton një epokë të re, si për botën ashtu edhe për Kosovën.

Krasniqi u shpreh se qeveria e Albin Kurtit po ndjek politika që dëmtojnë partneritetin me SHBA-në duke përmendur çështje si mbështetja për martesat brenda së njëjtës gjini dhe rrezikimin e ushtarëve amerikanë të KFOR-it.

“SHBA na ka ndihmuar të bëhemi të pavarur, por kjo nuk na përjashton nga përgjegjësia për veprimet tona. Nëse vijojmë me prirje antiamerikane, pasojat do të jenë të rënda,” theksoi Krasniqi.

Ai bëri apel për mbledhje mendjeje dhe për një qasje politike që garanton vazhdimin e marrëdhënieve të ngushta dhe të qëndrueshme me SHBA-në.

Duke përmbyllur, Krasniqi paralajmëroi se SHBA, përveç se ndihmon Kosovën, kërkon përgjegjësi nga liderët e saj dhe nuk toleron veprime që cenojnë interesat dhe stabilitetin e përbashkët. /Kosova.info/


Go to TOP