Begaj uron Trumpin: Shqipëria është krenare për aleancën e fortë me SHBA-në
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Donald Trumpin pas betimit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inaugurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, DonaldTrump. SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj”, ka shkruar Begaj. /Kosova.info/
Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës @realDonaldTrump.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 20, 2025
SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.
Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj…
