Hajdari për Procesin e Berlinit: Premtime në favor të Kosovës

Investimet ekonomike dhe energjetike, tregu i përbashkët rajonal, afrimi drejt rrugëtimit në Bashkimin Evropian janë disa nga përfitimet e Kosovës në Procesin e Berlinit. Kështu ka vlerësuar Vjollca Hajdari, njohëse e zhvillimeve politike, në një intervistë dhënë në “Lajmet e Fundit” në RTK.

Hajdari samitin e sotëm e vlerësoj pozitiv ku kishte premtime dhe zotime  në favor të Kosovës.

“Sot ishte me të vërtetë një takim në nivel të lartë, me atmosferë pozitive, kishte premtime e zotime që çojnë në favor të Kosovës. Është një thikë me dy presa sepse në njërën anë i janë premtuar Kosovës përfitimet, e një e ardhme perspektive, por gjithmonë shtrohet pyetja me cilat kompromise për t’i arritur ato pikat. Njëra nga to është edhe kooperimi rajonal dhe qasja e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ajo.

Hajdari ka folur për pozitën e relacioneve ndërmjet Kosovës e Serbisë karshi vëmendjes ndërkombëtare.

“Duke pasur parasysh faktin që Serbia ka aleancë të jashtëzakonshme me Rusinë dhe aspekti ndërkombëtar janë duke u rrezikuar nga kjo politikë e ky agresion, druaj që ata (bashkësia ndërkombëtare) më shumë po përpjekën me një diplomaci të butë e të zbehtë, ta tërheqin Serbinë drejt tyre siç edhe e bëjnë”, ka thënë ajo.

Go to TOP