Musliu: Vučeviq paralajmëroi provokime nga Kosova, ndërsa xhandarmëria serbe shkel marrëveshjen IBM
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit serb, Milosh Vučeviq, i cili tri ditë më parë paralajmëroi provokime nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj serbëve në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit më 14 tetor.
“Në fakt, po të njëjtën ditë, një automjet i xhandarmërisë serbe kaloi kufirin Kosovë-Serbi, duke provokuar situatën, dhe duke shkelur marrëveshjen IBM (Menaxhimi i Integruar i Kufirit)”, ka shkruar Musliu në profilin e tij në “X”.
Musliu e cilësoi këtë akt si një përpjekje të Serbisë për të tensionuar situatën. /Kosova.info/
Three days ago, the Prime Minister of Serbia @milos_vucevic stated that on Monday, October 14, the day of the Berlin Process Summit, he expected provocations from Kurti/Kosovo against Serbs.
— Agim Musliu (@agim_musliu) October 14, 2024
In fact, on the same day, October 14, a Serbian gendarmerie vehicle crossed the… pic.twitter.com/Z1hlCZo12E