Raportohen dy raste të falsifikimit të parave

Dy persona janë ankuar në polici për para të falsifikuara.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një person në Prizren më 5 dhjetor ka informuar policinë se janë pranuar para të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar për procedurat përkatëse dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore.

E rasti i dytë ka ndodhur në Vushtrri dje një grua ka informuar se janë pranuar para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për procedura të mëtejme dhe rasti është duke u hetuar.

Go to TOP