Olluri: Radojçiqi ka pasur urdhërarrest, është shfuqizuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Gazetari Parim Olluri ka thënë se liderët e grupit serb që u sanksionua nga Departamenti Amerikan kanë pasur lidhje me njerëz në Prishtinë. Ai thotë se urdhërarresti i fundit ndaj njërit prej liderëve të këtij grupi, Milan Radojçiq, është shfuqizuar nga vetë Gjykata Themelore në Prishtinë.

Olluri ka thënë se veriu i Kosovës është zonë e shpërfillur nga autoritetet shtetërore në Prishtinë dhe se aksionet ndaj grupeve kriminale janë nisur vetëm në kohë të zgjedhjeve.

“Veriu është zonë e shpërfillur nga Prishtina, bëhet për të mobilizuar elektoratin dhe askident bëhen para zgjedhjeve. Aksionet nuk kanë shkuar deri në fund asnjëherë. Nuk kemi pasur aksion në veri që është finalizuar. Politikanët mund të postojnë statuse për aksionet në veri, sikur e pash postimin e listës së zezë nga eksponentë të VV-së. Por në fakt, edhe urdhërarresti i fundit ndaj Radojçiq është shfuqizuar nga gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo tregon për lidhjet deri në Prishtinë. Ka pasur edhe partnerë të biznesit e politikës. Secili prej këtyre nuk do kishte mundur të kishte lidhje të fuqishme vetëm me Vuçiqin dhe serbët lokalë që të kenë kaq ndikim. Ata kanë pasur ndikim edhe me biznesmenë në Prishtinë”, ka thënë ai 

Go to TOP