Muharremi: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ende i paadresuar pas dy vitesh
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar fjalën e kryeministrit Albin Kurti në takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, ku përmendi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
“Kosova aplikoi më 15 dhjetor 2022, por ende nuk ka marrë një përgjigje”, ka shkruar ai.
Sipas Muharremit, vonesa e përgjigjes së BE-së është e pazakontë dhe lidhet me bllokada politike nga vendet anëtare të BE-së, jo nga Komisioni Europian.
Ai theksoi se Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë pa status të kandidatit për anëtarësim, dhe se vendime të tilla në rastin e Kosovës shpesh janë të kushtëzuara nga çështje politike, si Asociacioni. /Kosova.info/