Kriza e emigracionit në Ballkanin Perëndimor, e dukshme më së shumti në Maqedoninë e Veriut

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë emigracioni. Kjo është e dukshme veçanërisht në Maqedoninë e Veriut.

Siç tregon regjistrimi më i fundit i emigracionit në këtë vend, fqinji lindor i Kosovës ka humbur të paktën 10 për qind të dy milionë banorëve të tij, që nga regjistrimi i fundit në vitin 2002.

Mungesa e investimeve dhe ofrimi i pak vendeve të punës, janë ndër arsyet që ka çuar deri në vendimin e largimit nga vendi të shumë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Pesë nga miqtë e mi nga klasa jonë prej 20 studentësh tashmë janë shpërngulur jashtë vendit me familjet e tyre”, ka thënë 24-vjeçari, Bojan Nikolov, një anëtar i këshillit komunal rinor të Valandovës.

Ashtu si në shumë komunitete të tjera më të vogla në të gjithë rajonin, shumica e të ardhurave të Valandovës janë të lidhura me bujqësinë, e cila paguhet aq pak sa që shumica e të rinjve zgjedhin të lëvizin jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe me më shumë përfitime.

“Shpirti i të rinjve është shkatërruar në mënyrë sistematike”, Pero Kostadinov, kryetari i sapozgjedhur 33-vjeçar i qytetit pranë kufirit me Greqinë. “Entuziazmi për të luftuar dhe për të qëndruar në shtëpi ka humbur”.

Fajet për këtë çështje i janë ënë problemeve të tranzicionit dhe perspektivave të zymta të Bashkimit Evropian.

Që kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991, shumë maqedonas shpresonin se premtimi i integrimit të shpejtë në Bashkimin Evropian do të siguronte një të ardhme më të ndritshme. Por, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE është bllokuar në mënyrë të përsëritur për dekada, fillimisht nga Greqia dhe tani edhe nga Bullgaria.

Kosovës dhe Bosnjës nuk i është dhënë as statusi i vendit kandidat përkundër përpjekjeve të tyre, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi janë gjithashtu larg anëtarësimit me të drejta të plota, pavarësisht se të dyja konsiderohen si pararendëse për anëtarësim.

Në Shqipërinë fqinje – së bashku me Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE dhe të ngecur në mënyrë të ngjashme nga vetoja bullgare – siç tregojnë shifrat, rreth 1.7 milionë njerëz, ose afërsisht 37 për qind e popullsisë, janë larguar nga vendi në tre dekadat e fundit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, raportohet se hulumtimet nga OJQ-të lokale tregojnë se të paktën 400 mijë boshnjakë kanë emigruar nga vendi gjatë tetë viteve të fundit.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë prekur në shkallë të ndryshme nga emigracioni”, tha Ilir Gedeshi, profesor i ekonomisë me qendër në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. “Arsyet kryesore janë ekonomike, por përveç kësaj, arsyet sociale zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm”.

As Kroacia nuk është më mirë pavarësisht anëtarësimit të saj në BE. Gjetjet e fundit tregojnë se që nga bashkimi me Bllokun në vitin 2013, popullsia e këtij shteti ka rënë gati për 10 për qind në një dekadë.

OKB-ja projekton që Kroacia, e cila ka mbi katër milionë banorë, do të ketë vetëm 2.5 milionë deri në fund të shekullit.

Go to TOP