KQZ voton pro për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ACEEEO

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka votuar pro përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO), si pasojë e pushtimit të Ukrainës.

Kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se në këtë Asociacion, Kosova është anëtare me të drejta të barabarta.

ACEEEO është e themeluar në fillim të viteve 90’ta të shekullit të kaluar, pas rënies së komunizmit, me qëllimin e qartë për të forcuar institucionet zgjedhore demokratike. Sot, ACEEEO ekziston për të promovuar procese dhe procedura të shëndosha demokratike mes anëtarëve të saj dhe të tjerëve të përfshirë në procesin zgjedhor.

ACEEEO përbëhet nga anëtarët instituiconalë, të cilët janë institucione që merren me menaxhimin e zgjedhjeve dhe referendumeve. Aktualisht, ACEEEO ka 25 anëtarë institucionalë, pra 25 shtete të ndryshme, ku bënë pjesë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, i cili është anëtarësuar me të drejta të plota në shtator të vitit 2016.

Përveç KQZ-së së Kosovës, anëtarët aktual institucionalë të ACEEEO-s janë Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve nga këto shtete: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Federata Ruse, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia, Ukraina.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP